Porti i DURRËSIT/ Zbardhen miliardat që do jepen e do të merren nga investimi gjigand, 60 milionë euro vetëm për marketingun e projektit (PLANI I BIZNESIT)

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit të Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaport Development Company sh.a dhe Nshmi Development LLC për projektin strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” pritet të gjenerojnë 3.2 miliardë euro gjatë operimit për 20 vjet, raporton revista ‘Monitor” që ka siguruar edhe planin e biznesit për këtë sipërmarrje gjigande.

Sipërfaqa dysheme e ndërtimit do të jetë 1.36 milionë metra katrorë që mund të arrijë deri në 2 milionë metra katrorë në skenarin më të mirë. Rreth 93% do të jtë sipërfaqe rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Pritet që 70% e totalit të të ardhurave të gjenerohen nga shitja e apartamenteve. Faza e parë e ndërtimit të tyre pritet të fillojë në tremujorin e parë të 2023.

Projekti parashikon sipas revistës “Monitor” ndërtimin e hoteleve me pesë yje dhe një tjetër me katër yje me më shumë se 850 dhoma. Punimet e projektit të hotemit të parë do të fillojnë në tremujorin e parë 2023. Parashikohen 80 mijë metra katrorë sipërfaqe të gjelbra deri në 700 metra gjatësi plazhi dhe 280 vende për jahte.

Zëri i dytë më i madh i të ardhurave pas shitjes së apartamenteve do të jetë tregtia me pakicë prej 344 milionë eurosh dhe nga parkingjet 250 milionë euro.

Sa i përket shpenzimeve parashikohen 2 miliardë euro kosto e vështirë dhe e butë, kosto infrastrukture 387 milionë euro, kosto marketingu rreth 60 milionë euro dhe administrimi 39 milionë euro. Norma e përfitueshmërisë së projektit vlerësohet në 20%. Fitimi neto i parashikuar për periudhën e projektit është 854 milionë euro, sipas planit të biznesit.

Çfarë synon marrëveshja me shtetin

Në këtë sipërmarrje, shteti eshtë aksioner me kompaninë Albanian Seaport Development Company ASDC me 33% të aksioneve dhe pritet të marr po kaq përqind nga fitimet e realizuara për shitjemn e pasurive të patundshme në këtë projekt. Bazuar në fitimin e parashikuar prej 854 milionë eurosh, qeveria pritet të marrë rreth 280 milionë euro.

Shteti i ka dhënë për zhvillim investitorit nj sipërfaqe toke prej 812 mijë metra katrore për ndërtim falas. Sipas ekspertëve të pyetur nga Monitor është e vështire të bëhet vlerësimi sesa kushton një metër katror truall sepse nuk ka hapësira të lira por minimumi është 500 euro/m2. Si rrjedhojë vetëm trualli ka një vlerë prej 400 milionë eurosh.

Ndërkohë investitori strategjik nuk do të ketë taksë infrastrukture apo pjesën e fondit të strehimit social pasi ky do të quhet si kontribut i shtetit. Këto të dyja përkatësisht 4% dhe 3% përbëjnë 150 milionë euro që shteti i ka vënë në dispozicion të investitorit.

Zjarr Tv Ad