Portugezi erdhi për vrasjen, por hapi “namin” e një historie dashurie! Blendi Fevziu tregon legjendën që krijoi autori i vrasjes së Ardian Nikulajt: E dinte që kemi disa probleme paragjykimesh

0
282
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion” në Tv Klan janë diskutuar detajet e reja për vrasjen e biznesmenit 51-vjeçar Ardian Nikulaj në Lezhë.

Blendi Fevziu u shpreh se sipas të dhënave që ai ka, portugezi kishte hapur një legjendë në zonën ku jetonte këto dy muajt e fundit, sikur donte një vajzë shqiptare dhe nuk ia jepte familja. Kjo si një alibi për autorin e krimit të rëndë për të mos ngjallur dyshime tek forcat policore.

“4 britanik dhe 1 portugez, që përfshihen në një vrasje në Shqipëri. Që rrinë dy muaj këtu, vijnë vërdallë. Madje sipas të dhënave që mora unë para emisionit, portugezi kishte hapur edhe një legjendë në zonën ku jetonte. Sikur donte një vajzë shqiptare dhe nuk ia jepte familja, edhe kishte ardhur për një histori dashurie. Në këtë mënyrë e dinte edhe ai që kemi disa probleme paragykimesh. Kështu që kishte krijuar një histori të tërën për…”, u shpreh Fevziu.

Zjarr Tv Ad