Prangoset ish-drejtori i Burgut të Lushnjës dhe i dorëzohet SPAK

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Judmir Shurdhi, ish-drejtor i Burgut të Kosovës në Lushnjë, është arrestuar nga Policia e Fierit dhe i është dorëzuar Prokurorisë së Posaçme. 43 vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, finalizuan operacionin policor të koduar “Takimi i fundit”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Judmir Shurdhi, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 07.12.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim”, njofton Policia.

Judmir Shurdhi, në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo andande publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad