Pas akuzave të ngritura sot nga Partia Demokratike mbi drejtuesen e Prokurorisë së krimeve të Rënda, e cila sipas demokratëve rezulton në përgjimet me grupin e Avdyljave, kanë reaguar edhe prokurorët e dosjes së shumëpërfolur 339.
Në një deklaratë për mediat, prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, deklaruan se akuzat e PD janë të pavërteta.
“Në lidhje me njoftimin publik të bërë të ditur nga konferencën për shtyp datë 28.01.2019 nga Enkelejd Alibeaj në selinë e Partisë Demokratik, se Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda znj. Donika Prela rezulton e përfshirë në përgjimet e dosjes Nr. 339 në komunikim me anëtarë të grupit të Avdylajt, ju bëjmë me dije se faktet e deklaruara janë të pavërteta”, shkruhet në deklaratën e prokurëvoe Vlardimin Mara dhe Dritan Prençi.
Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, tha sot në një dalje për mediat se në dosjen e saj ka dokumenta që provojnë se miliona lekë nga pasuria e saj janë të pajustifikuar, se bashkëshorti i saj dyshohet për pastrim parash dhe se, në rastin më të mirë, ai ka punuar në të zezë.
Ndër të tjera Alibeaj kërkoi nga KPK të verifikojë nga kamerat e sigurisë për t’i dhënë përgjigje disa pyetjeve të ngritura prej tij