Premtonte viza amerikane dhe falsifikonte formularët e aplikimit për 10 mijë euro, çfarë dëshmoi në gjyq Renato Nasto

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“S’kam bërë asnjë shkelje, ndihmoja qytetarët që të bënin aplikime për vizat”, ka deklaruar Renato Nasto, i riu i cili akuzohet se premtonte viza amerikane dhe falsifikonte formularët e aplikimit përkundrejt pagesës 10 mijë euro.

Në dëshminë e dhënë para togave të zeza gjatë seancës gjyqësore, Renato Nasto theksoi se për aplikimet që bënte merrte 100 deri në 150 euro.

Au shpreh se punon si taksit për të rritur të ardhurat e tij. Gjithashtu edhe të arrestuarit e tjerë kanë mohuar përgjegjësinë për falsifikimin e dokumenteve duke shtuar se kanë paguar parat pasi kishin dëshirë të ikin në Amerikë.

Ndërkohë Gjykata vendosi të lërë në burg Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin dhe Xhemal Seserin, ndërsa për Klea Priftin u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Akuzat për mashtrim me vizat amerikane

Sipas prokurorisë, Renato Nasto mësohet se i gjente klientët e tij përmes një faqe në Instagram emrin “viza_amerikane_insider”.

“Viza Amerikane me garanci 100%. Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483”, shkruhej në postimin faqen e rrjetit sociale të të riut.

Renato Nasto personave aplikantë i falsifikonte të dhënat e formulareve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues.

Ditën kur aplikantët kishin takimin në konsullatë në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës, ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës.

Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kulifikoheshin (mernin vizën) shtetasi R.N merrte shumën prej 10.000 Eurosh.

Këtë gjë ai e bënte në bashkëpunim me aplikantin e vizës, sikundër janë aplikimet me shtetasit Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani, Xhemal Seseri, dhe Eduart Gjini, ky i fundit i shpallur në kërkim nga policia.

Ata kanë rezultuar se në bashkupunim me Renato Naston kanë falsifikuar formularët elektronikë për vizë amerikane duke e plotësuar me të dhëna jo reale.

Zjarr Tv Ad