Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për prishjen e paligjshme të “Prestige Resort” për të cilën thotë se është një veprim brutal që ndodh vetëm në vendet autoritare.
Sipas tij, aksioni i IKMT-së nuk ka të bëjë vetëm me resortin, por është një presion i qeverisë ndaj medias.
Në një intervistë për News24, Mediu thotë se gjykatat nuk reagojnë, pasi ato janë nën tutelën e politikës dhe qeverisë.
Mediu: Vetë pamjet janë pamje që nuk kanë të bëjnë me një shtet demokratik. Reagimi i parë është qytetar. Jam qytetar i këtij vendi dhe dua të kem normalitet. Qytetari ka liritë e vetave, biznesi vijon siopas ligjit të shtetit. Nëse ka probleme, vendos gjykata. Veprime të tilla ndodhin në mënyrë brutale në vende si në Iran, ose vende autoritare. Duket qartësisht që kjo që po ndodh, nuk ka të bëjë vetëm me një resort. Mund të kishin kontrolluar të gjitha letrat.
Duket që kjo nuk është çështje për një resort, por për të ushtruar presion në një media. Nuk është tani. Kjo ndodh tani me këtë resort. Ka ndodhur që në fillim të qeverisë socialiste. Është një histori e tërë sjelljesh me mediat, gazetarët dhe bizneset. Janë shkelur me këmbë. Qeveria mendon se është autoriteti absolut. Kushtetuta dhe ligji nuk ekzistojnë.
Nuk ka sistem gjyqësor që të reagojë. Çdo gjë ndodh me urdhër. Kjo duhet të na bëjë të reflektojmë. Nuk e kam në asnjë qasje preferenciale. Marrëdhënia ime është korrekte me mediat. Nuk ka të bëjë vetëm me Neës24, por me një qasje skandaloze që ka qeveria ndaj medias. Do
Çfarë duhet bërë pas kësaj?
Mediu: Normalisht e drejta kërkohet në gjykatë. Por këtu jemi në një situatë tjetër. Dëmet që pësohen në këtë moment, është më e madhe. Gjykatat duhet të vepronin në kohën e duhur. Jemi në një kolaps total pasi sistemi gjyqësor është në një kolaps të tërë. Është e papranueshme. Ajo që duhet bërë, duhet të ketë një solidaritet mediatik. Shumë media po heshtin pasi mendojnë se po goditet një media konkurrente. Ka nevojë për një reagim edhe në nivele ndërkombëtare. Opozita dhe media duhet ta ngrejë këtë problem.