Prishja e “Prestige Resort” në prag të samitit të BE/ Shehu: Mesazh anti-europian! Goditet barbarisht media dhe prona, askush nuk është i përjashtuar

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka dënuar aksionin e paligjshëm të qeverisë për prishjen e “Prestige Resort”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Shehu thotë se një veprim i tillë në prag të samitit, është një mesazh anti demokratik dhe anti europian që përcjell kryeministri tek liderët e Europës.

Sipas deputetit demokrat, kjo është një shfaqje e shëmtuar dhe një mesazh për të gjithë bizneset e tjera që edhe ata mund të goditen nëse nuk bëhen pjesë e korit të qeverisë.

Postimi i Tritan Shehut:

Ne prag te Samitit europianizues, goditet barbarisht media dhe prona! Nje mesazh ky krejtesisht anti demokratik, anti europian, qe po vjen perseri nga “Prestige Resort”!

Nje cfaqje e shemtuar, e denje per rregjimet obskurantiste! Nje simptom ky i nje “semundje” te rende, qe neser mund te godase gjithesecilin, qe nuk behet pjese e “korit” qeveritar!

Askush nuk eshte i perjashtuar! Shembull i qarte ky i presionit e terrorit qeverises mbi mendimin, median, qytetarin e lire!

Demokracia bazohet mbi te drejtat, gjykimet, zgjidhjet alternative. Jo mbi “aksionet” policore ndeshkimore. Ato jane pjese e metodave anti demokratike. Nje mesazh ky alarmi edhe per Samitin e dates 6, qe nuk mund te kaloje ne heshtje!

Zjarr Tv Ad