Për rreth 2 orë e gjysmë zyrtarisht ka nisur votimi për zgjedhjet lokale në 61 bashkitë e vendit.
Por probleme të shumta ka pasur në rreth 60% të qendrave të votimit për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik.
Probleme të shumta me pajisjen e identifikimit PEI ka pasur në Korçë, Tiranë, Elbasan, Kamëz, Vlorë, Lezhë, Shijak, Kavajë, Shkodër, Himarë, Dibër dhe Pogradec. Mosfunksionimi i kësaj pajisjeve duket se ka çuar dhe në nurmin e ulet të pjesëmarrësve.
Përmes të dhënavee që ka përpiluar KQZ në lidhje me pjesëmarrjen, njoftohet se deri në orën 09:00, vetëm 3.75 përqind e votuesve kanë votuar, pra rreth 73 mijë qytetarë.
Deri në orën 09:00 kanë votuar 3.75% e votuesve. Raportimi është dhënë nga Komisioni qendror të Zgjedhjeve. Deri në orën 9:00 kanë raportuar 2753 nga 5213 QV në total Votuar 73.947 nga 1974061 zgjedhes në listën e QV-ve të raportuara.
Duke ndjekur problematikat e krijuara në qendra të ndryshme të votimit me pajisjen e identifikimit biometrik ‘PEI’, KQZ ka urdhëruar që të vazhdohet me identifikimin e zgjedhësve me anë të listave të votimit të printuara.
“1. Në të gjitha qendrat e votimit, nëse nuk funksionon pajisja elektronike e identifikimit (PEI) të zgjedhësve, KQV-të të fillojnë procesin e identifikimit të votuesve me listën e zgjedhësve të printuar të dërguar nga KZAZ-ja.”.
Ngarkohen KZAZ-t dhe KQV-të për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” thuhet në dokumentin e KQZ.