Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin për zgjedhjet: 31 kallëzime nga forcat politike dhe 6 arrestime, Elbasani qyteti më problematik

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin në lidhje me kallëzimet penale që janë regjistruar përgjatë procesit zgjedhor.

Sipas Prokurorisë mësohet se janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucionet dhe 21 referime nga Policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë, ndërkohë qyteti si më problematik ka qenë ai i Elbasanit pasi janë regjistruar 5 kallëzime.

Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër, ndërkohë janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:

Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

Janë regjistruar gjithsej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:

5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;

4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;

4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;

2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;

2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;

2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;

1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;

1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër;

1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

Janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4 në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.
Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

I është atribuuar vepra penale 25 personave.

Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.

Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

Zjarr Tv Ad