Provimi i Maturës Shtetërore zhvillohet sot, për herë të parë test për nxënësit me aftësi ndryshe

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2023, që do të jetë ai i gjuhës së huaj.

Janë MBI 30 mijë maturantë që do t’i nënshtrohen testit. Provimi i cili nis në orën 10.00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.

Të gjitha sallat ku do të zhvillohen provimet e maturës do të jenë të monitoruara nga kamerat për të eliminuar kopjimin në provime.

Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

Për herë të parë do të ketë edhe një test të veçantë për fëmijët me aftësi ndryshe. Një tjetër mundësi që kanë maturantët është se ata mund të bëjnë ankim për notën dhe testi i tyre të rivlerësohet.

Në datën 7 qershor maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa në 13 qershor provimin e matematikës dhe atë të lëndëve me zgjedhje më 19 qershor.

Zjarr Tv Ad