PS fitore të thellë në Kukës, Albert Halilaj: Mesazh i qartë për politikën!

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për bashkinë Kukës, ku Partia Socialiste ka kryesuar përballë opozitës me një diferencë mbi 5 mijë vota.

Kandidati i PS, Albert Halilaj ka grumbulluar 12018 vota, ndërsa Emri Vata nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, 6746 vota.

Lidhur me fitoren, Halilaj se ky rezultat është një mesazh për politikën që t’i gjendet pranë qytetarëve

“Falënderoj me gjithë zemër të gjithë qytetarët e Kukësit, premtoj që do jem krah tyre për t’iu ardhur në ndihmë. Jap një mesazh të qartë politikës, që duhet të jenë sa më pranë njerëzve në nevojë sa më pranë qytetarëve.

Fitorja me diferencë të madhe votash tregoi që Kukësi zgjodhi njerëzit e punës dhe njerëzit që u rrinë pranë. Unë e prisja rezultatin po jo në këtë masë, jam djalë i thjeshtë e i punës që komunikoj me çdo qytetar me çdo bindje partiake”, është shprehur ai.

Zjarr Tv Ad