Pse Bardhi po e mbledh Këshillin Kombëtar online? Gazetari i njohur zbardh prapaskenat: Ja frika që ka Sekretari i Përgjithshëm

0
658
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Lavdrim Lita, ishte i ftuar këtë të enjte në një emision televiziv, ku komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Dmokratike.

Lita u ndal dhe te kërkesa e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, për të mbledhur Këshillin Kombëtar online pasditen e sotme.

Gazetari theksoi se një vendim i tillë për t’u mbledhur online mund të jetë bërë nga frika e fotografive dhe pamjeve, ku shmë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, janë tashmë këshilltarë bashkiak për Partinë e lirisë.

“E vetmja frikë është e kamerave dhe e fotografive sepse ju do shikoni çudira dhe gallata nëse në mbledhje shfaqen anëtarët e Këshillit Bashkiak, të “Bashkë Fitojmë”, apo të firmosur nga Ilir Meta, apo që janë aktualisht nën cipën e Ilir Metës, apo kandidatë për kryetarë bashkie që kanë qënë, apo janë firmosur me firmën e Ilir Metës. sipas statutit të Partisë Demokratike ata janë të vetëpërjashtuar nga subjekti politik.

Mbledhja online bëhet për ta kufizuar sa më shumë pasjen e këtyre imazheve që do të krijonte një efekt ‘boomerang’ në mbledhjen e Këshillit sepse askush nga kryetarët e degëve, nga kolegji i kryetarëve, pra 71 degëve që janë njëkohësisht edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar nuk e mbështesin z. Bardhi dhe të tjerët në këtë nisëm”, tha ai.

Zjarr Tv Ad