“Pse s’ishte Berisha në protestën në Himarë”- Barka përplaset me Baçin për Belerin

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Çështja Beleri” përplasi në studion e Euronews Albania deputetin e Partisë Demokratike Luan Baçi dhe gazetarin Panajot Barka.

Barka tha në fjalën e tij se Beleri po sulmohet nga kryeministri Rama për shkak se është minoritar, ndërkohë që deputeti i PD theksoi se nuk po sulmohet Beleri por opozita.

Baçi e cilësoi Belerin si një kandidat të opozitës dhe jo të minoritetit dhe tha se Rama po bën të njëjtën gjë që ka bërë dhe në bashkitë e tjera, ku ka manipuluar zgjedhjet.

Por me këtë këndvështrim nuk ishte gazetari, i cili tha se opozita nëse do të donte lirimin e Belerit do të ishte në shesh në 14 gusht në Himarë, kur u mbajt dhe protesta për të.

Pjesë nga debati:

Panajot Barka: Ajo që dua të them së pari është që Beleri është kandidat i PBDNJ, është kandidat minoritar grek.

Nuk bashkohem me zotin Baçi kur thotë se Beleri është i opozitës dhe kjo po bëhet për të sulmuar opozitën. Jo, kjo bëhet se ai është minoritar.

Luan Baçi: Zoti Barka edhe kandidatin e vetë Rama e ka minoritar, Jorgo Goro është minoritar. Nëse do të ishte luftë për minoritarët atëherë nuk do të vendoste një kandidat minoritar. Mos e shikoni në këtë prizëm se është e gabuar. Unë do doja që Athina zyrtare, si një vend i Bashkimit Evropian ta ngrinte këtë problem dhe për shumë bashki të tjera që janë me zgjedhje të padrejta dhe të vjedhura. Aq më shumë për Himarën ku ka një përfaqësues të vetin.

Barka: Fakti është që kur u bë një miting në 14 gusht për të mbrojtur Belerin, opozita mungoi. Nëse donin lirim e tij të ishin aty dhe Berisha dhe Meta.

Baçi: Gabim, ka qenë Sekretari për çështjet zgjedhore, zoti Ivi Kaso ka qenë aty. Ka qenë kryetarja e degës

Barka: Zoti Kaso u prezantua si biri i Himarës dhe jo si përfaqësues i PD-së.

Baçi: Po atje s’kishte ardhur Mitsotakis që të vinte Berisha. Kanë qenë anëtarët e Këshillit Bashkiak, Sekretari për Çështjet Zgjedhore, kryetarja e Degës së Himarës. Pra ka pasur një përfaqësim shumë të lartë nga opozita, pasi Beleri ishte kandidat i opozitës dhe jo i minoritetit.

Zjarr Tv Ad