“Pse u thirr në fushatë”- Avokati i Haklajve përplaset me gazetarin dhe lë studion

0
1748
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shqoëruar me debate dhe përplasje të forta, mes gazetarit Ferdinant Dervishi dhe avokatit Idajet Beqiri, emisioni Review në Euronews Albania, ku u diskutua padia e bërë nga familja Haklaj kundër Sali Berishës në SPAK.

Gazetari Ferdinant Dervishi tha se thirrja e Aishe Haklajt në SPAK në kohë fushate është një çështje që kërcet pasi nuk mund të dalë kurrësesi nga konteksti politik.

Ndërkohë që avokati i familjes Haklaj tha se nuk mund të marrë pjesë në diskutime ku politizohet dhe hidhen akuza ndaj SPAK-ut, duke u larguar live nga emisioni.

Pjesë nga diskutimi:

Ferdinant Dervishi: Kjo histori çalon në dy pika, është dy javë përpara zgjedhjeve dhe mund ta kishit thirrur atë pak më mbrapa pas zgjedhjeve

Idajet Beqiri: Nuk ka lidhje

Ferdinant Dervishi: Dhe e dyta po merr peshë politike pasi po goditet lideri i opozitës

Idajet Beqiri: Po goditja e non-gratës

Ferdinant Dervishi: Këto janë dy problematikat e kësaj çështjeje. Unë jam dakord që vrasësit të shkojnë përpara drejtësisë por kjo çështje çalon.

Beqiri: Unë jam për këto analiza. Nuk mund të politizojë unë SPAK-un dhe afatet e tyre proceduriale, se kur të thërrasin e dinë ata se kanë një plan. Po ndëroi planin hetimor, SPAK-u të pyet jo zgjedhje të jenë. Ju e futni në rrugën e degjenerimit politik dhe SPAK-un. Unë kaq kisha, më jepni leje tani të iki.

Zjarr Tv Ad