Publikohet VIDEO e vrasjes së shqiptarit në burgun e Koridhalos.

0
510
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja e ashpër në burg grek në fund të muajit qershor, ku mbeti i vrarë Alfons Doçi dhe u plagos një tjetër.

Në videon e publikuar nga Protothema.gr shihet momenti kur Doçit i afrohen disa të burgosur të tjerë shqiptarë dhe nisin ta sulmojnë me thikë.

35-vjeçari shqiptar ishte i dënuar për dy vrasje gjatë grabitjejeve.

Doçi në vitin 2017 raportohet se ka vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitjeje dhe më pas një grua të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje.

Ai në vitin 2018 gjatë transferimit të tij në Kretë, mundi të arratisej nga anija, por u arrestua vetëm dy ditë më vonë në një shtëpi në New Filadelfia.

Zjarr Tv Ad