Punonjësi i Gardës shkon në Polici: Nuk e di kush ma vodhi armën e shërbimit/Policia sekuestron kamerat e sigurisë së banesës. Ja çfarë dyshohet

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

36-vjeçari me iniciale Dh.P, i cili është punonjës i Gardës së Republikës, ka bërë kallëzim në komisariatin nr.1 se persona të paidentifikuar i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë marrë armën e shërbimit.

Policia njofton se ka nisur punën dhe po heton për identifikimin e personave.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

Burime bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme policia nuk ka zotëruar prova që kemi të bëjmë me një vjedhje arme edhe pse hetimet janë në fazë paraprake.

Gardisti pretendon se armën për herë të fundit e ka lënë në banesë, ndërkohë që policia po heton në disa pista, jo vetëm në versionin që deklaron punonjësi i Gardës.

Sakaq mësohet se blutë kanë sekuestruar kamera sigurie për të parë nëse në banesën e gardistit janë futur persona që sipas tij i kanë vjedhur armën.

Zjarr Tv Ad