Putin i dërgon Lukashenkos mijëra trupa

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar së fundmi rreth 9000 trupa në Bjellorusi. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se se 9,000 trupa ruse do të vendosen në Bjellorusi si pjesë e një “grupi rajonal” të forcave për të mbrojtur kufijtë e saj.

” Trenat e parë me trupat ruse që janë pjesë e grupit rajonal kanë filluar të mbërrijnë në Bjellorusi. Numri i përgjithshëm do të jetë pak më pak se 9,000 njerëz,” shkroi në Tëitter Valery Revenko, kreu i departamentit të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar të Ministrisë së Mbrojtjes.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha javën e kaluar se trupat e tij do të vendosen së bashku me forcat ruse pranë kufirit ukrainas, duke përmendur ato që ai tha se ishin kërcënime nga Ukraina dhe Perëndimi.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë vijojnë ku kjo e fundit ka përshkallëzuar sulmet. Ndërkohë, president i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 65 mijë rusë kanë vdekur në luftën e vendit të tyre kundër Ukrainës.

Zjarr Tv Ad