Nga Abi Malltezi
JA si qeveria BLEN (merr me qera) median kombetare Top Channel: duke perdor Blushin si sekser dhe kryer veper penale me fatura fiktive! Mega-Afera me foto:
1. Blushi ne 2017 si kryetar i Libra quante inceneratoret si afere korruptive.
2. Blushi ne bashkepunim me sekseret e inceneratoreve Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto krijojne guacken EM Capital ne Bullgari per t’u fshehur. Kjo guacke nuk kish para kur u krijua, por do merrte mbi 1 miljon euro nga inceneratori i Tiranes (pra merr para publike perkundrejt leshimit te faturave fiktive!).
3. EM Capital (Mertiri-Zoto-Blushi) nenshkruajne kontrate me pronaret e Top Channel per t’iu blere borxhin 51% te kompanise Lori Cafe (emri zyrtar Valtelina shpk) qe e kishin te tretet. Kontrata kerkonte 153 miljon leke qe do paguheshin fillimisht (Kjo ishte shuma qe ishte borxh tek te tretet qe kishin marre 51%) dhe 600,000 euro do paguhej me keste.
4. Kontrata firmoset, parate jepen per borxhin, dhe hyn ne fuqi kontrata ne Dhjetor 2019 ku Mertiri-Zoto-Blushi dalin si pronar me 51% tek Lori Cafe (Valtelina shpk).
5. EM Capital (Zoto-Mertiri-Blushi) leshojne fatura fiktive per inceneratorin e Tiranes per nje vlere te vertetuar prej te pakten 1,050,000 euro!!! Lefter Koka ka 1 vit i burgosur per fatura fiktive, POR aha kur vjen puna tek Rama & Blushi SPAK kthehet ASPAK.
6. Blushi rri drejtor per 2 vjet ne Top Channel dhe kjo media kombetare kthehet ne avokate te Edi Rames dhe inceneratoreve. Pervec miljonave si reklama, Top Channel prodhon me pagese edhe 3 emisione pro inceneratoreve, duke keqperdorur edhe pedagoge (duke marre pjese te fjalive qe pelqen e heq te tjerat)..
7. Ne 2022 cudia ndodh: Ndonese kane marre mbi 1 miljon euro nga para publike permes inceneratorit te Tiranes dhe ndonese kane paguar Lori Cafe te pakten 153 miljon leke (per borxhin tek te tretet), Zoto-Mertiri-Blushi dalin me 0 aksione nga kompania e Lori Cafe pasi nuk i kane bere pagesat ne kohe!!! Pra, jo se nuk kane paguar, JO, parate u paguan por jo ne kohe! DMTH Mbaroi kontrata e marrjes me qera te medias kombetare!
Mega-afera e Inceneratoreve eshte korrupsion masiv i Edi Rames, Arben Ahmetaj, Engjell Agaci, Erion Veliaj, etj. permes seksereve te tyre qe i perdoren si instrumentale perfshi:
Mirel Mertiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Ben Blushi, Lefter Koka dhe Alqi Bllako.
Perpjekja per te mbyllur mega-aferen me fatura fiktive te kokes apo zeri kadastral i gabuar per Bllakon jane mjerane dhe tregojne se Drejtesia e kapur nga Soros eshte me e piset se cdo lloj dreqtesie qe mund te kete pasur ndonjehere ne kete vend. Kemi bere mbi 150 pyetje te thjeshta per SPAK por jane thuajse retorike, pasi eshte mega-afere e menduar nga Ahmetaj, por e dirigjuar dhe komanduar direkt nga Edi Rama dhe Engjell Agaci. Nuk fshihen dot me hetim te demit nga keqperdorimi i zerit kadastral (0.1% e vleres qe po vidhet!). Te shohim cila media apo portal do kete kellqe te nxjerre keto foto dhe prova qe tregojne kapjen e medias kombetare nga Edi Rama dhe aferen me Blushin dhe Mertirin qe levizin lirshem ne Tirane ndonese jane pjese e faturave fiktive.