Qori: Rama si pijanec i dasmës, karnaval i përmbysur!

0
237
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arlind Qori, nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit” e ka krahasuar sjelljen e Edi Ramës me atë të pijanecit të dasmës.

Referuar fushatës së fundit zgjedhore, Qori tha se Rama nuk është sjellë si populli gjatë fushatës, është sjellë si pijaneci i lagjes.

“Pijaneci nuk është populli, është ai që lagjia e tregon me gisht”, tha ai.

“Është si karnavali përmbys. Një herë në vit në karnavale populli vishet si mbretër. Rama bën të kundërtën. Pra duke e ulur veten në fund fare te pijaneci do që të bëhet popullor, që t’i tregojë se unë jam si ju, jam i brishtë. Janë taktika të manipulimit të njerëzve”, tha Qori, duke vijuar komentet për Ramën.

Duke iu rikthyer fushatës, Qori tha se “bëmë një fushatë disa muaj në Tiranë dhe nuk kam takuar një njeri që t’i thotë bravo (Ramës) për atë që bën”.

Zjarr Tv Ad