Rama e sulmoi nga Pogradeci/ Dritan Leli një orë në ambientet e SPAK, nuk flet për arsyet e marrjes në pyetje: Nuk më thirri njeri, pyesni prokurorët

0
362
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas një ore, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli  ka dalë nga dyert e SPAK por pa treguar detaje për aryset pse është paraqitur atje.

“Nuk më thirri njeri në SPAK dhe nuk bëra denoncim. Për ato që u thanë aty pyesni SPAK”, është shprehur ai.

Gazetarja e Panorama.al shton se Nikoleta Kovaçi raporton se ndaj Lelit ka një kallëzim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ndërsa nuk bëhen të ditura detajet.

Ditën e sotme ai u sulmua nga kreu i qeverisë Edi Rama gjatë takimit me kryetarët e bashkive në Pogradec. Rama tha se drejtuesi i bashkisë së Vlorës fle gjumë pavarësisht kapaciteteve që ka bashkia që ai drejton.

“Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, tha sot Rama.

Zjarr Tv Ad