Rama i buzëqeshur, tregon ‘garën’ mes Pjerin Ndreut dhe Benet Becit

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, ka ndarë disa momente nga një takimi që ka zhvilluar me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan temë e diskutimit ka qënë transformimi i plazhit Rana e Hedhun, për ta kthyer në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.

Me nuanca humori, kryeministri shkruan se Ndreu ka si qëllim të sfidojë plazhet e jugut të Shqipërisë dhe nëse bashkëpunon me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Becin, mund t’ia dalë, por sipas Ramës Ndreu shkon më tutje, duke dashur të parakalojë edhe vetë Shkodrën.

“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje

(Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën)”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad