Rama lëshon Ahmetajn: Më vjen shumë keq, por …

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zërat se kryeministri Edi Rama po ‘lëshon’ Arben Ahmetajn duke i hapur dyert e qelisë së burgut, kanë ardhur duke u shtuar.

Raportimet për afera ish-ministrit të afërt me Ramën dikur kanë qenë të herëpashershme në media. Por çmendim ka Rama për akuzat? Në një intervistë televizive mbrëmjen e sotme, ai u shpreh se nëse “këto gjëra që dalin qofshin të vërteta, më vjen shumë keq, por se ndihmoj dot”.

“Kur kam nisur luftën për reformën në drejtësi e kam bërë se e besoja dhe e kam ditur se ajo luftë do të thotë që të hapësh rrugën që drejtësia të ketë në dorë armë që se kontrollon dot dhe të godasë majtas e djathar. Kur numërohen këto raste (ish-ministrat e deputetët e PS të arrestuar) mua s’më vjen mirë natyrisht se në aspektin njerëz me gjithë këta njerëz kam pasur marrëdhënie, por kjo është gjëja që unë kam premtuar që kush shkel ku s’duhet, përgjigjet. Dhe gjëja që unë kam thënë është që ‘jemi një skuadër, luftojmë për qëllimet e shpallura, kush gabon rrugë ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë gjërat e tjera, do ti dalë për zot vetë pastaj. Që në kohën e Tahirit kamë thënë që PS s’është zyrë avokatie”, tha Rama.

“Ahmetaj ka qenë bashkëpunëtor i imi, kam punuar për një kohë të gjatë dhe këto gjëra që dalin, në qofshin të vërteta më vjen shumë keq, por se ndihmoj dot, në qofshin të vërteta”, shtoi Rama.

I pyetur nëse ka përgjegjësi morale që ish-ministra dhe ish-deputetë të PS-së janë në burg, Rama tha se “kryeministri s’mban përgjegjësi nëse ‘drejtori i tatimeve’ çmendët se del nga shina pas shpinës sime, por sesi reagon kur gjëja merr formën e një akuze”.

Zjarr Tv Ad