Kryeministri Edi Rama nesër do të zhvillojë një takim zyrtar në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.
Bëhet me dije se pas mbërritjes Rama do të ketë një takim “kokë më kokë” me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.
Midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të nënshkruhen edhe marrëveshje, ndërsa në orën 14:10 do të ketë edhe një konferencë të përbashkët mes dy kryeministrave.
Axhenda e plotë:
E hënë, 14 nëntor 2022 Shkup
10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjithë nderimet shtetërore-ushtarake
10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)
11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)
12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
14.10 – Foto e përbashkët