Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas premtimeve të kryeministrit Edi Rama për rritjen e rrogave si dhe për bonusin ndaj pensionistëve. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se Rama po “leh si qentë e rrugës” nga frika e humbjes së zgjedhjeve.
Vasili i konsideron premtimet e Ramës si mashtrime të trasha ndaj qytetarëve shqiptarë.
Postimi i Petrit Vasilit:
Edvini si qente e rruges qe lehin nga frika, i trembur nga humbja zgjedhore, po leshohet neper genjeshtra per rritje pagash e pensionesh. Edvini, qe sot ulerin, nuk e ka pranuar rritjen e rrogave çdo vit sipas inflacionit, qe Partia e Lirise e ka kerkuar me projektligj ne Parlament në shtator. Prandaj nuk ka asnjë seriozitet tani kur po mjaullin per gjoja rritje rrogash.
Sa me e madhe humbja qe e pret, aq me te trasha i ka mashtrimet Ramë mashtruesi.
Ky i mjerë kujton se shqiptaret nuk i kuptojne genjeshtrat e tij te trasha, qe po i leshon shpejt e shpejt brenda pak ditëve, vetëm nga frika e humbjes. Ky budalla kujton se shqiptaret i kane harruar tonelatat e mashtrimeve me legalizimet, me Shendetesi falas, me uje 24 ore, me vaditje ane e mbane ne bujqesi e qindra genjeshtra te tjera qe ka vjellë papushim.
Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin, por ne 14 maj ti e di mire qe nuk te fal asnjeri per shkretimin dhe shpopullimin e Shqiperise.
Edvin ne 14 maj fundin e ke te paralajmeruar se nuk ka shqiptar, qe voton më hajdutet dhe te korruptuarit e tu me nga dhjete emra neper Bashki. Ndaj Edvin behu gati, se ne premtimet i mbajme dhe nuk ke nga ja mban, fatin per ne qeli e ke.