Rama quajti “halabak” dhe shkarkoi drejtorin, Gjonaj: Do e ringremë Hipotekën e Durrësit

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu si Kryeministri Edi Rama, edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një konferencë për mediat, konfirmoi shkarkimin e kreut të Hipotekës Durrës, Irdjan Iljazaj.

Ministrja bëri me dije se shkarkimi vjen për shkelje të rënda në detyrë dhe shkelje të etikës.

Ajo tha se pas denoncimin e bërë në emisionin ‘Fiks Fare’, ku drejtori i Hipotekës i ishte kthyer qytetarit me fjalët, “Me që u ankove te bashkëqeverisja, le ta zgjidhë Rama”, për drejtuesin dhe dy punonjës të Hipotekës Durrës, është bërë verifikimi i rastit.

“Është shkarkuar drejtori i Hipotekës dhe dy specialistë të zonës 1-2. Kjo zyrë ka qenë në inspektim. Një ekip nga Tirana do të kryejë një hetim të thelluar të gjithë zyrës së Hipotekës. Do të largohen të gjithë punonjësit që janë në shkelje. Do të marrim të gjitha masat për të gjithë ata që shkarkohen sot. Do të ndërtojmë nga e para të gjithë zyrën vendore të Hipotekës së Durrësit. Zyrat Vendore kanë qenë dhe do jenë në qendër të vëmendjes për vazhdimin e ligjit”, u shpreh Gjonaj.

Sipas saj do të largohen të gjithë punonjësit që janë në shkelje dhe kanë abuzuar me detyrën dhe do të zëvendësohen punonjësit e shkarkuar, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimin e nevojshëm. Po ashtu tha se nuk do të tolerohet asnjë punonjës që sillet si pronar i zyrave të shtetit.

Ajo shtoi se betëm për vitin 2018, janë marrë 283 masa disiplinore, të ardhura si rezultat i Task-Forcës antikorrupsion, ndaj nënvizoi se si drejtuese e Task-Force nuk do tolerohet asnjë punonjës që sillet si drejtues i zyrave të shtetit, ose duke mos ushtruar përgjegjësitë ligjore.

Zjarr Tv Ad