“Rama rrëzohet me protesta”- Aleksandër Biberaj flet për situatën brenda PD-së: Duhet të bashkohemi, s’kemi luksin për të pasur askënd kundër! Përgjegjësia bie mbi…

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj thotë se kryeministri Rama rrëzohet vetëm me protesta. Sipas tij, ai ka bllokuar rotacionin politik dhe votimet e lira.

Teksa komentoi situatën brenda Partisë Demokratike, Biberaj u shpreh se Berisha ka përgjegjësinë e bashkimit të të gjithë demokratëve. Sipas tij, në opozitë nuk mund të kesh luksin për të pasur askënd kundër, duke theksuar se Berisha është i hapur për bashkëpunim.

Kryeministri rrëzohet me protesta, sepse ky ka bllokuar rotacionin politik, votimet e lira dhe të ndershme. Ne natyrisht duhet të bashkohemi dhe përgjegjësia bie mbi Sali Berishën. Kur je në opozitë s’ke luksin për të pasur askënd kundër. Ne duhet të jemi të unifikuar dhe të krijojmë një koalicion sa më të madh, me çdo faktor politik, organizata të ndryshme për të krijuar një koalicion që sjell fitoren.

Berisha është i hapur për bashkëpunim, ndoshta ka pasur në një moment të caktuar presion nga pjesa e foltores. Për mua gjëja kryesore është largimi Edi Ramës. Unë s’kam asnjë dashuri për pushtetin se kam profesionin tim.

Zoti Alibeaj dhe shumë emra të tjerë në politikë janë prej mbështetjes që kanë gjetur nga Berisha. Unë jam optimist se do bashkohemi. Nuk është çështje luksi por nevoje emergjente.

Do dalim e gjithë opozita me një kandidat. E para duhet të rrëzojmë Edi Ramë, dhe do fitojmë shumicën e bashkive. Protesta, greva në çdo qytet, në çdo lagje, nuk kemi rrugë tjetër. Protestat e Bashës ishim me tullumbace dhe lule. I kam thënë nuk rrëzohet kështu por s’ma ka vini veshin.

Qytetarët nuk lodhen, po i lodh kjo qeverisje. Po mendojnë për të ik nga Shqipëria biznesmenë, shtresa mesme. Është situatë e tmerrshme.

Këtu vidhem miliarda, dhe nuk ka nevojë më për denoncime. Nuk jemi më për të denoncuar por për të përmbys këtë pushtet”, u shpreh Biberaj për News24.

Zjarr Tv Ad