Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Durrës dhe Tiranë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më shumë se 24 orë pas tërmetit vdekje prurës, Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku kryeministri shpjegoi se i ishte dashur pak kohë për reflektim dhe se dje nuk ishte momenti për ta bërë një gjë të tillë.

“Nuk është koha për asnjë polemikë, por kemi parë me keqardhje disa shfaqje mistrecllëku në raport me temën e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilat kanë ndikuar një pjesë të opinionit publik me idera të gabuara sipas së cilave ne qenkëshim duke evituar gjendjen e jashtëzakonshme duke mos marrë përgjegjësitë tona.

Dua ti them të gjithë qytetarëve që e kanë bërë të vetën këtë tezë pafajësisht, pa e ditur fare se çfarë është në të vërtetë gjendja e jashtëzakonshme dhe pa na dhënë kohën që të bëjmë gjërat me radhë, ashtu si kundër edhe shumë gazetarë që e kishin të vetmen pyetje.

Dje nuk ka qenë momenti për këtë. Dje ka qenë momenti për të adresuar hemorragjinë që kishte shpërthyer. Dje faktikisht ne kemi pasur komunikim me njëri-tjetrin, por vetëm në rrugë digjitale sepse të gjithë kemi qenë në një pikë të frontit.

Ne sot do të shpallim gjendje e jashtëzakonshme bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin përkatës. Ashtu sikundër Kushtetuta dhe legjislacioni e shpjegojnë dhe duke u nisur nga natyre e problematikës dhe premietri situatës do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejt dhe ku plagët janë më të hapura në Durrës dhe Tiranës. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e  di a janë të gatshëm ata që e predikonin për t’iu nënshtruar këtyre masave. Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore. Është e zgjatshme në vend, por për një periudhë 30 ditore gjendja e jashtëzakonshme ka disa detyrime për ata që do ta qeverisin gjendjen e jashtëzakonshme, që mbase nuk do tu vijë përshtat atyre që e kanë predikuar, duke menduar se ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, ndërkohë që Shqipëria ishte në lot”-tha Rama.

Zjarr Tv Ad