‘Rama si xhaja që mburret me dashnoren e nipit’- IRIQI bisedon me Zhelenskin, president i Ukrainës

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Iriqi:- Si kaloi takimi juaj me Ramën?

Zhelenski:- Për çudi. Se atë ditë nuk pati bombardime dhe akuzat e rusëve. Ngaqë mendova se Rama është filorus, por agjentët e mi nga Rusia më thanë që nuk pati predha e mortaja se ky i gjati nuk vleka fare. Drejton një shtet të falimentuar. Shkurt kushton më pak se një raketë. Më erdhi keq që harxhova kohë me të.

Iriqi:- Po pse nuk e përcolle shpejt e shpejt?

Zhelenski:- Se po më tregonte që kishte parë një filmin tim, kishte urdhëruar televizionet shqiptare ta blinin dhe më propozoi të bëja një film me një aktor Mamaqi, Mamaqi. Është komik, më tha, por jep dhe leksione si të bëhesh milionier. Nuk më la të flisja se befas më tha.

Iriqi:- Çfarë?

Zhelenski:- Që ai do merrte përsipër të rindërtonte qytetin e Irpinit. U çudita se Shqipëria është e mbytur në borxhe. Si do e bësh, e pyeta. E kishte gati përgjigjen. Do e rindërtoj ama me paratë e tua, më tha. Ato miliarda që të dërgon Amerika dhe Evropa, kaloi te qeveria ime. Sa të bësh ti projekte, mbledhje, votim në parlament, unë e bëj gjithçka brenda ditës. U çudita, po këshilltarët e mi më thanë se ai nuk gënjen. Një fjalë e Ramës dhe shteti shqiptar kurdiset në çast.

Iriqi:- Po si?

Zhelenski:- Vetë Rama më tha që në parlament nuk ka deputetë, si çdo vend i botës, por ka robotetë. E ç’janë këta robotetë, e pyeta. Janë të votuar nga populli, por pasi i zgjedh unë. I thërres një nga një te zyra para ditës së votimit, u fut një çip nga prapa e ata mendojnë me bythë për katër vjet, jo me kokë.

Iriqi:- Qenke kënaqur d.m.th?

Zhelenski:- Unë mbahem si komik, po ai ma kalon se komiken e tij e ka ngjyer me tragjiken e popullit të vet. Kam dhe charter për vizita, më tha. Po sa vizita bën në vit, e pyeta.Po, ja ndonjëherë e vizitoj dhe Shqipërinë, më tha. Mësova që ai nuk shkon as në mbledhje qeverie, as firmos vendime, as rri në zyrë. Shkurt i ngjet atij xhaxhait.

Iriqi:- Cilit xhaxha?

Zhelenski:- Atij që u mburret shokëve të vet me dashnoren e bukur të nipit të tij.

Zjarr Tv Ad