Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa foto nga bujtinat në Theth, për të cilat thotë se janë të mbushur plot me turistë që vijnë për të shijuar natyrën dhe freskinë e zonës.
Ai iu bën thirrje të gjithë atyre pushuesve të cilët bëjnë ecje dhe njëkohësisht hedhin kanaçe, bidon uji, apo paketë cigaresh në tokë, që të kenë kujdes dhe të mos ndotin mjedisin e natyrën e bukur shqiptare.
“Turizmi malor si asnjëherë më parë me bujtinat e Thethit të mbushura përplot nga turistët që vijnë prej gjithë botës për të shijuar natyrën e papërsëritshme dhe freskinë ndjellëse të këtyre ditëve fundgushti
Ama, ti që bën ecje shtigjeve atë kanaçen dhe paketën e cigares mos e hidh nëpër ferra, sepse lëndon atdheun e fëmijëve të tu, vendin e prindërve të tu, fytyrën e kësaj Shqipërie që bëhet me turp nga papastërtia e krijuar prej papërgjegjshmërisë tënde kaq të shëmtuar.”-shkruan Rama.