“Rama u kthye në lypës për Atdheun”, Spiropali: Opozita mbahet peng! Nëse non-grata dhe Qamili do të ishin në pushtet në nëntor 2019…

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se opozita është e marrë peng.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend ajo theksoi se mazhoranca ka punuar për të ardhmen e vendit, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për kreun e PD Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Më tej theksoi se qeveria i është përgjigjur të gjitha sfidave të kohës.

“Të nderuar deputetë ne nuk biem dakord për asgjë kultur e kundërshtimi është e ngulitur sa as aritmetika e thjeshtë nuk shërbe si kriter apo mundësi për të parë të nëjtin realitet. Kjo ndodh sepse një e pjesë e madhe në këtë sallë është ndarë nga logjika. Vesi nuk ju del as nga humbjet e njëpasnjëshme, Haxhiu dhe Qamili do bërtasin.

Ka probleme në Shqipëri, por pafund. A është vendi më mirë se dje, patjetër që po. Jemi në rrugë të mbarë. Bota, Europa dhe Rajoni kanë hyrë në epokën e rrezikut të madh, kjo kërkon qeveri të fortë. Një pjesë e opozitës është e marrë peng nga një individ. Me yrysh për të goditur stabilitetin, me yxhym kundër themeleve të sistemi. Për t’ju thënë se sa të ndryshëm jemi, supozojmë se non-grata i anglo amerikanëve dhe Qamili i tij do ishin në pushtet në nëntor 2019, tërmeti shkatërrimtar mori përgjigje unike nga kjo qeveri.

Kryeministri u shndërrua në një lypës zyrtar për Atdheun. Dora e shtrirë për solidaritet, mori mbështetje të pashembullt financiare. A mendoni çfarë do ndodhte nëse non-grata juaj të ishte në krye të qeverisë jo më larg se 3 vjet më parë. Nuk do ti afrohej asnjë qindarkë sepse të gjithë do dyshonin se do shkoni për çaj boronicash. Haxhiu as vizë nuk do të merrte sepse amerikanët i kanë vënë vizën. Shqipëria u vu në agresionin hibride nga Irani, por vendi pas sërish veten në një fron me NATO, SHBA, BE.

Rubla e çorbës është e gatshme të bëhet me djallin kundër Shqipërisë. Nuk dua të merrem gjatë me ta se historia do t’i mbulojë me turp. Buxheti i 2023 është dyfishi i buxhetit 2013, por sot kriza është më e rënde se pandemia”, tha ndër të tjera Spiropali.

Zjarr Tv Ad