Ranë në greminë dhe ndërruan jetë, nxirren trupat e dy turisteve të huaja në Valbonë (FOTOT)

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Publikohen fotot e turistes belge Baets Myrthe, 25 vjeç dhe turistes franceze Joanna Blocaille që humbën jetën sot në zonën turistike të Valbonës

Dy turistet e huaja, të cilat po eksploronin zonën por për shkak të terrenit të thepisur kanë rënë në greminë dhe kanë humbur jetën. Në vendngjarje shkruan shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ato të Drejtorisë Vendore dhe të Policisë Kufitare, së bashku me ekipin mjekësor.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq, trupat e tyre u nxorën vetëm pak çaste më parë dhe janë drejtuar morgut. Në ndihmë ka shkuar dhe skuadra alpine e FNSh Shkodër, ndërsa helikopteri nuk ka mundur të ulet nga mjergulla dhe dëbora.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, bashkëpunuan me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

Zjarr Tv Ad