Reagon Bardhi për Portin e Durrësit:’Tre opsione në 1 muaj’

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ndarë një video nga momenti kur zëvendës kryeministrja Belinda Balluku raporton në Komision për financimin e Portit të ri në Porto Romano. Bardhi shprehet se Qeveria ka dhënë në 1 muaj 3 opsione të ndryshme për mënyrën e financimit të Portit të ri.

POSTIMI I BARDHIT:

Qeveria ka mashtruar Parlamentin. Një akt i rëndë dhe i paprecedentë.  Rama-Balluku përgënjeshtrojnë vetveten dhe në më pak se 1 muaj kanë thanë 3 opsione të ndryshme për financimin e portit të ri në Porto Romano.

1. Do ta financojë plotësisht Autoriteti Portual Durrës. Nuk do të jetë koncesion apo PPP.
2. Do ta financojë Autoriteti dhe qeveria.
3. Do të jepet me PPP. 46% qeveria, 54% privati.
Kështu do të ndryshojë edhe financimi për aferën e portit të Durrësit. Nga “Emaar” tek “Alabar” dhe më pas nuk dihet ku do të përfundojnë. Ky është fakti më domethënës që shkatërrimi i Portit të Durrësit, do të shndërrohet në pastrimin më të madh të parave në histori.

Zjarr Tv Ad