Reagon Elisa Spiropali për sulmin me tritol ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reagimi i plotë i ministres Elisa Spiropali për ngjarjen e rëndë në Vaun e Dejës, ku iu vu tritol makinës së kreut të PD-së, Bernard Ndreca:

I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës.

Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat.

Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qira te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shteruar.

Janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën në një akt barbar të pashembullt i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore. Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrvënësit e tjerë u arrestuan. Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll.

E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve.

Zjarr Tv Ad