“Reforma dështoi”/ Demokrati shpërthen në akuza ndaj kryeministrit: Sistemi i drejtësisë totalisht i varur nga Edi Rama

0
270
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleksandër Biberaj, funksionari i Partisë Demokratike tha këtë të diel në një intervistë televizive se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka qenë që në fillim i dështuar.

Sipas tij që në fillim kjo reformë është parë si një test ku Shqipëria thotë ai “u përdor si kavie” pasi asnjë vend tjetër nuk pranoi ta realizonte, ndërsa tani shtoi ai “Sistemi i drejtësisë është totalisht i varur nga Edi Rama”.

“Kur është bërë shkrirja e sistemit ekzistues të drejtësisë unë nuk kam qenë kurrë dakord. sepse nuk mundet kurrë sistemi i drejtësisë të ketë zgjedhje radikale. Fatkeqësisht Shqipëria u përdor si kavie as Maqedonia, as Kosova dhe asnjë vend tjetër nuk e pranuan këtë model. Të shkojnë 140 deputet si dele të votojnë në parlament se kështu ka thënë “x” apo “y” unë nuk e pranoj si mentalitet, si psikologji apo si veprim të një politikani.

Koha e tregoi se ishte reformë e gabuar dhe totalisht e dështuar. Kjo që sot quhet drejtësi, është komplet e varur nga Edi Rama. Ka pasur tendenca për ta kontrolluar drejtësinë Sali Berisha por s’e ka arritur dot, po ashtu edhe Fatos Nano dhe Ilir Meta, ndërsa ky e ka komplet në kontrollin e vetë”, tha Aleksandër Biberaj.

Zjarr Tv Ad