Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Rënie masive dherash janë regjistruar në aksin rrugor Librazhd –Elbasan.
Si pasojë e reshjeve të dendura, rënie masive dherash ka pasur në segmentin “Çezma e Myftarit”-Kthesat e Murrashit”.
Drejtuesit e automjeteve që kanë qarkulluar në këtë segment kanë përjetuar momente të frikshme gjatë udhëtimit ,pasi mbi trasenë e rrugës kanë rënë gurë të përmasave të mëdha nga shpatet e kodrave. Në pak minuta një segment prej afro 200 metra linear i rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është mbuluar nga masive gurësh e shkëmbinjsh.
Fatmirësish nuk raportohet për dëme në njerëz edhe pse ka pasur fluks qarkullimi automjetesh. Ky segment vazhdon të mbetet një prej më të rrezikshmëve për përdoruesit e rrugës në kohë me mot të keq.