Reshjet/ Deputeti Çelaj kërkon angazhimin e institucioneve, shkollat e çerdhet pa dru zjarri…

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat i Tropojës Isuf Çelaj ka ragura gjatë ditës së sotme për situatën e rëndë në Qarkun e Kukësit pas reshjeve të shumta të shiut dhe neglizhencës së institucioneve shtetërore për të ndihmuar banorët e kësaj zone.

Ai ka parashtruar si problematika kryesore në zonë , gjendjen katastrofike të rrugës Kam-Kepenek e Zogaj – Qafe Prush

Ndërkohë Deputeti Çelaj ka vënë në dukje mungesën e madhe të furnizimit me dru zjarri për ngrohje për institucionet arsimore, shkolla, kopshte e çerdhe në prag të dimrit

Këto pamje janë të ditës sotme,

datë 21.11.2022 ora 13 e 36 minuta, të gjëndjes katastrofike në të cilën është rruga Kam-Kepenek-Zogaj-Qafë Prushi!

[📌] Duke qenë fillim dimri në Tropojë ku vet pozita gjeografike e bënë më të vështirë për banorët e kësaj treve jetesën e këto vështërsi ua shton edhe gjendja e mjeruar në të cilën ndodhet ky aks rrugor i cili është aksi automobilistik më i vjetër i rrethit Tropojë, pasi është ndërtuar që në kohën e pushtimit italian.

[📌] Kjo rrugë u shërben fshtarave të dy rretheve Tropojë e Has, por më kryesoja i lidhë këto fshatra me Pikën Doganore të Qafë-Prushit me Republikën e Kosovës.

[📌] Banorët e këtyre fshatrave si pjesë e Njësisë Administrative Bytyç janë lënë në harresë nga qeveria qendrore e ajo lokale, pasi prej kohësh Projekti i kësaj rruge qëndron në sirtarët e ARrSH-së e FSHZH-it, ndërkohë që në çdo fushatë u është premtuar këtyre banorëve nga eksponent politik të rilindjes, por deri tani asnjë përgjigje, si deputet i opozitës e kam ngritur si problematikë disa herë në seancat parlamentare dhe në institicionet përgjegjëse dhe asnjë reagim pozitiv vetëm heshtje,ndërkohë këtej qeveria tenderon gati çdo ditë procedura për pista garash për makina e shpenzime luksi, kjo është hakmarrje e pastër politike dhe lënie në harresë e zonave të veriut nga qeveria e rilindjes!

[📌] Ndërtimini këtijë aksi rrugor do të bënte të mundur përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve fisnik e punëtor të këtyre fshatrave si për punët në bujqësi e blegtori ashtu edhe në shfrytëzimin racional të pasurive natyrore mbi e nëntokësore me të cilat është e pasur kjo trevë!

[🆘] Dimri ka filluar dhe siç shifet edhe në foton e shkollës së fshatit Zogaj asnjë oxhak mbi çatinë e sajë nuk nxjerr tym, pasi furnizimi i shkollave me dru zjarri për ngrohjen e klasave, kopshteve e çerdheve akoma nuk është bërë!!!!

[📌] E tillë paraqitet gjendja me mungesë të furnizimit me dru zjarri për ngrohje edhe në shkollat e Njësive Administrative: Tropojë, Fierzë, Bujan, Margegaj,

Nikaj-Mërtur.

[📌] Nxënësit nuk mund të zhvillojnë normalisht mësimin pa ngrohje dhe as të presin pa fund procedurat burokratike e abuzive të furnizimit me dru zjarri për ngrohjen e ambjenteve të shkollës!

[🆘] Thirrja ime shkon për institucionin e Bashkisë e Drejtorisë Arsimore Tropojë për zgjidhjen e problemit të furnizimit me dru zjarri të institucioneve arsimore në të gjithë rrethin, si dhe për KM e ARrSH e FSHZH për financimin e projektit të rrugës pasi ai ekziston prej vitit 2016 në zyrat e këtyre institucioneve!

Zjarr Tv Ad