REVOLTOHET GENCI FUGA:PËRMIRËSOJENI GJENDJEN FINANCIARE TË ARTISTËVE

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Regjisori e aktori Genci Fuga i ftuar në “Vila24”, u shpreh i pakënaqur për gjendjen financiare të artistëve.

“Ne si strukture shoqërore nuk kemi parametra të vlerësojmë këtë lloj profesioni.”-tha Fuga.
Sipas tij në Shqipëri nuk ka institucione shtetërore, por thjesht qeveritare që ndërrohen çdo 4 vite.

Fuga tha se kjo e pengon ngritjen e strategjive për ta njohur dhe rregulluar me ligj profesionin e krijuesit dhe interpretuesit, e më pas të vendoset një tarifë për kostot e punës.
“Ne na mungon strategjia për artin dhe kulturën e mirëpranuar nga të gjitha forcat politike dhe e pandryshueme.

Ndoshta për minimalisht 25 vitet e ardhshme, në bazë të strategjisë së zhvillimit.

Të kemi formimin e institucioneve të nivelit të dytë siç mund të jetë teatri, ministria, agjencitë e ndryshme, ligjin përkatës të organizmit të tyre, njohjen e profesionit të krijuesit dhe interpretuesit. Një aktor ne e quajmë në të zezë aktor.”-tha ai.
Fuga shprehet me keqardhje për situatën e krijuar në vend e cila reflektohet e bie direkt mbi artistët. /balkanweb.com

Zjarr Tv Ad