“Rezultat i frikshëm” – Artan Hoxha: Duhet të rithemelohet e djathta, ndryshe do të bëhet Rama si Federata e Futbollit

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se rezultati i zgjedhjeve vendore të 14 majit prodhoi një rezultat të frikshëm dhe shumë dekurajues për opozitën. Ai u shpreh se duhet të rithemelohet e djathta, ndryshe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025 do të ndodhë si me zgjedhjet në Federatën e Futbollit, ku Duka fitoi mandatin e 6-të pa rivalë.

“Rezultati është i frikshëm, shumë dekurajues. Opozita, shpresa e një vendi, kur e sheh në këtë farë feje, të vritet edhe shpresa. Mazhoranca u kujdes aq shumë ta shpërndante në të gjithë territorin pigmentin e ngjyrës mavi.

Rezultati është shumë dekurajues, reagimi që po shoh mbrapa është gjithashtu shumë dekurajues.

U tha se do të kemi opozitë të pashitur që do të përballej me regjimin, por nuk e pamë këtë gjë.

Në mbrëmje shpëtoi Kavaja, shyqyr, po u dilte nga shpirti “poshtë komunizmi”.

U katandisën kokoshi një thelë.

Duhet të rithemelohet e djathta, ndryshe do të bëhet Rama si Federata e Futbollit”-tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad