Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Telenovela shqiptare shumë e ndjekur “Njerëz dhe Fate”, është rikthyer sërish në qendër të opinionit publik dhe artdashësve shqiptarë. Aktori Arben Derhemi ka postuar ditën e djeshhme një foto me aktorin e mirënjohur, Robert Ndrenika, postim ky i cili ka nxitur reagime nga ndjekësit.
Derhemi, i cili në telenovelën “Njerëz dhe Fate” luante në rolin e Florit ka shkruar: Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerëz dhe fate”..Është gati..”.
Nuk dihet ende nëse kjo është e vërtetë, por aj që dimë është fakti se ky postim ka shkaktuar entuziazëm tek publiku. Ndjekësit kanë komentuar në foton e publikuar nga aktori Derhemi, duke shkruar se do të ishin shumë të lumtur nëse “Njerëz dhe Fate” do të rikthehej sërish në ekran.