Rishfaqet Evi Kokalari: Do krijoj parti të re konservatore. Shqipëria, vatër e eksperimentit të Soros për 30 vjet!

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evi Kokalari ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të prezantuar lëvizjen e saj të re konservatore, e cila pritet të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Evi Kokalari, ka ndërmarrë një nismë për themelimin e Lëvizjes Konservatore Shqiptare, e cila do të jetë një parti politike që synon të përfaqësohet në Parlament në zgjdhjet e ardhshme.

Kokalari tha se konservatorizmi në vendin tonë nuk ka ekzistuar, por se njerëzit janë të interesuar për një lëvizje konservatore. Ajo deklaroi se ka në plan të kthejë në Shqipëri, shqiptarë nga diaspora për t’i dhënë jetë lëvizjes së saj.

Kokalari gjithashtu konfirmoi se do të kthehet në Shqipëri për t’u angazhuar në këtë lëvizje dhe se qëllimi kryesor i lëvizjes është rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti.

Kokalari foli edhe për George Soros dhe influencën e tij, për të cilën tha se ka qenë negative, duke e quajtur interesin e filantropit në Shqipëri, si “një eksperimet mbi 30 vjeçar”.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Ku e gjen këtë fuqi që kërkon të ngjallësh të djathtën shqiptare, që duket sikur ka vdekur?

Evi Kokalari: Ka shumë mundësi që të mos ketë ekzistuar fare, në vend që të themi se ka vdekur. E kanë vrarë edhe kur ka dashur të ngrejë kokën, konservatorizimi i vërtetë, ose e djathta e vërtetë. Mund të jetë abuzuar me fjalën të djathtë, apo e qendrës së djathtë.

Ylli Rakipi: Çfarë është Lëvizja Konservatore Shqiptare dhe pse vjen pikërisht tani?

Evi Kokalari: Nuk dua të them inat personal, për të gjithë mundin që vumë nga koha e Foltoreve dhe u abuzua, por kam idenë që ishte fakti, që e shikoja që të tërë e duan. Për më tepër që në Shqipëri ka një frymë goxha konservatore, nuk është e gjerë por ekziston. Themelet ishin futur. Sheh njerëz në Shqipëri që ishin pro Trump.

Më ka bërë përshtypje që e donin një lëvizje të tillë, donin njerëz që nuk kanë qenë në politikë më parë. Këtu e djathta nuk ka ekzistuar kurrë. Mund të ketë patur elemente, si PD dhe në lëvizjet e tjera, por që të kishte diçka të konsoliduar dhe të fortë, nuk ekzistonte. Ndaj mendoj se ka ardhur koha ta fillojmë. Njerëzit janë mësuar tani me fjalën konservatorizëm, që e futëm dy vjet përpara. Janë mësuar me fjalën primare.
Por, e kanë abuzuar shumë. Duhet ndërtuar ashtu siç duhet, nuk do të jetë e lehtë por kam përshtypjen që do ja arrijmë.

Ylli Rakipi: Cili është roli juaj në këtë lëvizje dhe kush janë bashkëpunëtorët tuaj?

Evi Kokalari: Bashkëpunëtorët nuk janë asnjë person që ka qenë në politikë përpara dhe në PD. Dy vetë kanë qenë në forumin rinor të PD shumë vite më parë, por janë njerëz të rinj që nuk kanë lidhje me PD-në e sotme.Nuk e kam vendosur nëse do të kemi një kryetar.

Ylli Rakipi: Pa kryetar do të jeni ju?

Evi Kokalari: Mund të ketë një bord.

Ylli Rakipi: Bordet këtu në Shqipëri bëhen që vjedhin ndonjë lek.

Evi Kokalari: Këtu janë mësuar që i gjithë pushteti i shkon kryetarit dhe dua të bëj diçka më ndryshe, të kemi një bord dhe të bëhet rrotacion i anëtarëve të bordit. Kuptohet që unë e kam themeluar, kjo është diçka që dihet dhe nuk ka nevojë të kemi një titull për këtë. Ideja është të ndryshojmë mentalitetin dhe ta ndërtojmë ashtu siç duhet.

Fokusi im nuk janë teknikalitetet, logo, kryetari, vula, por të marr dhe të fokusohem në mënyrën se si mendoj unë se mund ta bëjmë ndryshimin. Jo vetëm duke futur konsevatorizmin, por mënyrën se si do ta bëjmë.
Pak njerëz e kuptojnë se sa këmbëngulëse jam unë, kur vjen puna për gjëra të tilla.

E kisha fjetur mendjen, që unë nuk kam ndërmend të merrem me Partinë Demokratike, por kur e pashë ku po shkonin gjërat, e vura me këmbëngulje dhe me inat, që unë e bëj, sepse Shqipëria bëhet, vetëm do dikë që mund ta riorganizojnë.

Nuk është vetëm riorganizimi, por duhet të jesh praktike, diplomatike, të kesh aftësinë e bërjes së koalicionit, e forcimit të opozitës, që të fitojmë në 2025. Qëllimi im përfundimtar është që Edi Rama duhet të ikë në 2025. Po nis sot Lëvizja Konservatore, është rrugë e gjatë, por kam disa ide se si mund t’ja arrijë. Qëllimi i fundit është heqja e Edi Ramës në 2025.

Ylli Rakipi: Të largoni Edi Ramën nga Shqipëria?

Evi Kokalari: Nga pushteti.

Ylli Rakipi: Unë them që këtu më kollaj largon të gjithë popullatën sesa Edi Ramën… Ju do të sillni njerëz edhe nga jashtë? Sepse këtu të gjithë po ikin nga sytë këmbët.

Evi Kokalari: Po edhe nga diaspora. Është e vetmja mënyrë par t’ja arritur.

Ylli Rakipi: Si do të binden ata për të ardhur këtu?

Evi Kokalari: Janë gjysmë gati. Diaspora shqiptare, sidomos në Amerikë, është shumë e angazhuar me politikën shqiptare. Megjithëse janë larg, kam patur kontakte pafund, në dy vitet e fundit që jam angazhuar me Berishën, njerëz që mund të ndihmojnë dhe japin mendimet e tyre si mund të angazhohen. Këta janë njerëz që kanë ikur mbi 20 vite nga Shqipëria dhe financiarisht janë të stabilizuar në Amerikë dhe kanë një jetë goxha më të mirë sesa po të ishe emigrant në pesë vitet e fundit.

Përshembull në hapjen e datës 18 qershor, kishim një çift nga Pensilvania, që kanë në Amerikë 30 vjet, kanë më shumë se unë, janë të dy profesorë në Princeton.

Janë gati të kthehen dhe të ndihmojnë, fëmijët i kanë të rritur. Po ti dëgjosh që flasin, janë njerëz shumë të mirë, me mentalitetin konservator.

Ylli Rakipi: Ti do të kthehesh në Shqipëri apo do ta drejtosh nga Amerika këtë lëvizje?

Evi Kokalari: Po do të kthehem në Shqipëri, por vitin e parë jam vajtje-ardhje. Pastaj duhet të vij.

Ylli Rakipi: Mos duhet ta mendosh mirë këtë punën e ardhjes këtu?

Evi Kokalari: Unë nuk kam ndërmend të vdes këtu, mund të jem edhe 4-6 vjet, sa të bëhen ndryshime.

Zjarr Tv Ad