Kandidati i propozuar nga Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Tiranës, ka njoftuar këtë të martë firmosjen e programit të tij, për të cilin thotë se është më i mirë se i kundërshtarëve.
I quajtur “Programi për Tiranën 2023-2027”, Bejko thotë se ai është përgatitur nga ekspertët më të mirë dhe në ditët në vazhdim, ata do trokasin në dyert e familjeve të kryeqytetit, për të shpjeguar nga afër premtimet e tyre.
“Gati programi për Tiranën. Merr jetë programi për Bashkinë e Tiranës, 2023-2027. Një program i hartuar nga ekspertët më të mirë për çështjet lokale, të cilët dua t’i falendëroj nga zemra për kontributin e tyre të paçmuar.
Në ditët në vijim do të trokasim në dyert e çdo familjeje për të shpjeguar nga afër se alternativa jonë është alternativa më e mirë për qytetin. Përkushtimi, ndershmëria dhe aftësia na diferencon nga kundershtarët tanë”, shkruan Roland Bejko dhe ndan pamjet e mëposhtme.