Roland Bejko tregon skenarët pasi humbën vulën

0
415
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Roland Bejko, bashkëpunëtor i i Lulzim Bashës, i ftuar në emisionin “Të Paeskpozuarit” u shpreh i trishtuar për vendimin e Gjykatës së Apelit që ia kaloi vulën Berishës, sipas tij, në një moment kur PD e Bashës po merrte dimension dhe fizionomi të re. Ai u shpreh se nuk e çuan dot në fund misionin, por vazhdojnë të kenë një program të djathtë, një ekip pa ngarkesat e të shkuarës dhe energji të reja.

Bejko tha se tashmë që humbën vulën kanë si opsion që të krijojnë parti të re, ose të jenë fraksion në Partinë Demokratike të drejtuar nga Berisha. Gjitashtu, ai tha se flitet dhe për një koalicion me partitë, jo të koalicionit të Berishës, duke pretenduar që të jenë opozita reale.

“Në momentin kur PD po merrte dimension dhe fizionomi të re, gjykata e kaloi vulën te “Non grata”, te Sali Berisha i izoluar në shtëpi dhe në marrëdhënie të vështira me SHBA. Në krye të PD, ai ka të njëjtin status si Dodik në Bosnje.

Unë e kam nisur këtë punë së bashku me Gjekmarkajn. Kemi artikuluar çështjen e berishizmit. Nuk ishim as të parët as të fundit. Preçi me të tjerë e kanë bërë që në vitin ‘92. Ne tentuam se na ndihmuan amerikanët. Deshëm që partinë t’ua kthenim demokratëve. Nuk e çuam dot në fund misionin, por vazhdojmë të kemi një program të djathtë, një ekip pa ngarkesat e të shkuarës dhe energji të reja. Një variant është të krijohet një parti e re. Ka dhe një variant që të jemi si fraksion te PD e Berishës. Dikush kërkon të bëhet një tryezë e rrumbullakët me partitë jashtë koalicionit me Berishën për të krijuar opozitë reale.

Ka një opsion për të qenë fraksion. Lëvizje individuale mund të ketë shumë. Siç janë bërë kalkulime për interesa personale, mund të ketë sërish. Grupimi ynë nuk është formuar mbi bazë interesash personale” – tha Bejko.

Zjarr Tv Ad