Roma po fillon të përgatisë largimet në merkaton e muajit janar. Janë disa lojtarë të ndryshëm që Tiago Pinto mendon që të largojë për t’i hapur vendin disa alternativave që mund të afrohen në ekip, një prej tyre edhe Fratezi i Sasuolos.
Por Roma do të duhet të respektojë marrëveshjen e nënshkruar me UEFA-n, me klubin që do të duhet të mbyllë balancën mes largimeve dhe blerjeve, në rast se këto të fundit janë më tepër. Kjo është arsyeja pse para blerjeve do të jetë e nevojshme të shitet.
Kumbulla
Duke e nisur nga mbrojtja, Kumbulla duhet të ishte pikënisja në rotacionin e Zhoze Murinjos, por në vend të kësaj shqiptari u injorua totalisht nga trajneri, i cili e përdori me pikatore në këtë fillim sezoni dhe bashkë me portierët rezervë është nga futbollistët që ka marrë më pak minuta.
Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, largimi mendohet nga anë e Romës, për të krijuar hapësirë për blerje.
Për mbrojtësin ka interes nga Torino, po jo vetëm pasi disa klube të tjera janë të gatshëm që të investojnë te Kumbulla, por mbi të gjitha Marashi po reziston dhe nuk dëshiron që të lëvizë nga Roma.
PANORAMASPORT.AL