Ronaldo vendos për të ardhmen, ja shanset që futbollisti të qëndrojë tek United

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cristiano Ronaldo ka komunikuar prej kohësh se dëshiron të largohet nga Manchester United pas vetëm një sezoni.

Pozicioni i tij mbetet i pandryshuar edhe pas bisedimeve me Manchester United gjatë kësaj jave. Edhe pse ende nuk ka gjetur një destinacion të ri ai dëshiron të largohet nga klubi në mënyrë që të luajë në Champions League dhe të konkurrojë për trofe të mëdhenj.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që nëse Cr7 nuk gjen një skuadër që përmbush kërkesat e tij, ta shohim edhe sezonin e arshshëm në Old Trafford.

Manchester United e mbylli Premier Ligën në vendin e 6-të sezonin e shkuar duke mbetur jashtë Champions League. Ndërkohë Ronaldo në 30 ndeshje të luajtura arriti të shënonte 18 gola.

Zjarr Tv Ad