Roskoveci mbushet me njoftime për vajtjen e Ramës, gazetari: Hallexhinjtë me kontratë pune do shtrihen nën poturet e tij

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i Roskovecit Flamur Çepele, ka shkruar dje një koment për zbukurimin e qytetit dhe mbushjen me njoftime kudo, se atje sot do të shkojë kryeministri Edi Rama. Ai thotë se vetë nuk do të marrë pjesë, për shkak se siç thotë, në rend dite ka moralin dhe nderin.

Shkruar nga Flamur Çepele – 4 nëntor 2022

NESËR…

është një ditë e veçantë për qytetarët e Roskovecit.

Letra njoftimesh të stamposura nëpër trungje rrepesh anë e mbanë qytetit lajmërojnë se, (ç)nderon me ardhjen e tij kryeministri i vëndit.

Nesër,

nepotizmi pushtetar, hallexhinjë me kontratë pune 6-mujore dhe krijesat pa moral do ta presin e duartrokasin, para se mëndjemadhi më i madh i këtij shekulli, të nis frazën e parë kryeneçe. Triumfi i tij do të shndërrohet në apoteozë.

Nesër,

do të vijojnë të njëjtat argëtimet e tij, refleksione e premtime të pambajtura, këtu e 8 vjet e kusur më parë, të formuluara mbi ato gallata-gënjeshtra, pa asnjë cipë ndershmërie, por me një timbër të zvargur oratorie më të stërholluar.

Nesër,

e gjithë turma, që do të jetë kail të shtrihet nën poturet e tij, do të thërras’ e brohoras’ ”Fitore”, e të tjera profka partiake e politike të hazdisura; thirrje histerike me epiqëndër për një Roskovec, që po vdes nga asgjëja dhe plakja.

Nesër,

si njëri nga qytetarët e Roskovecit, të cilit pushteti qëndror dhe ai vendor i ka bërë e vazhdon t’i bëj padrejtësi; s’do të marr pjesë në atë cirk vetëm me një aktor protagonist, jo se jam kushedi çfarë, por në rend të ditës të jetës time të dreqit, tani në infinit, kam vënë: Moralin dhe Nderin!

Zjarr Tv Ad