Rrëfimi i trishtë i gazetarit/ Endacaku që ndërroi jetë nga “dhuna” e shtetit

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Agim Xhafka ka rrëfyer një histori të trishtë të një 38-vjeçari, Arbenit, i cili vuante nga epilepsia dhe ishte i pastrehë prej muajsh.

Xhafka rrëfen në shkrimin e tij se ndonëse shteti deklaroi se Benit nuk iu gjetën shenja dhune dhe kishte vdekje natyrale, dhuna më e madhe ndaj tij ishte indiferenca që kanë treguar për gjendjen e tij të rënduar.

Ai shkruan Benin e harruan dhe shteti nuk pyeti për hallin e tij.

ENDACAKU…

Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri. Quhej Arben, i sëmurë epileptik, ishte 38 vjeç. I pastrehë prej muajsh dhe endacak nëpër lagje.

Shteti deklaroi se ai nuk kishte shenja dhune, por pati vdekje natyrale. Kemi aritur në këtë derexhe që shoqëria jonë vdekjen nga e ftohta ta quajë natyrale. Krejt e zakonshme i duket këtij shteti marrja e jetës nga e ftohta, nga acari. Nga pakujdesia e atyre që na marrin taksat dhe shohin ëndrra me fitime e me udhëtime.

Beni nuk pati shenja dhune se i mjaftoi dhuna e ngricës, që i futi dorën ne grykë e në zemer dhe ia shtrëngoi aq sa ia mori frymën,ia mori dëshirat e jetës e ia përplasi në kazanet e plehrave të bashkisë.Beni pati shenja dhune,por qeverisë nuk i leverdis t’i tregojë.Se janë grushtat e indiferencës,të harresës,të mospërkujdesjes.Është arroganca e pushtetit mafioz,që vjen ne karrike nga vota e vjedhur dhe vjedh gjithë ditën e natën veç të fryjë fitimet.Arbenin e harruan, e quajtën sikur nuk ekziston.Nuk pyetën për hallet e dhimbjet e tij.

Ndaj e ftohta sa e pa jetim,pa përkujdesje,iu afrua tinëz dhe e rrëmbeu. Pa dhunë të dukshme, pa shenja,por me egërsi dhe me gëzim kriminal.

Beni sot mori udhën per tek varrezat. Ai nuk jeton më,por edhe shoqëria jonë nuk gjallon më.Ka vdekur,mbase edhe para se a ftohta ta rrëmbente Benin.Se ne jemi të pakallur.Bëjmë sikur marrim frymë e heshtim.

Ben, shpëtove. Më keq po rrojmë ne që akoma e ftohta nuk na ka marrë, nuk na e ka ngritur ende pusinë. Se jetojmë në një vend ku njerëzoren e ka trembur mafia dhe ku i vobekti dhe i varfëri quhet i tepërt, i pavlerë.S’quhet njeri…”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad