Ryshfeti 50 mijë euro, dorëzohet në polici bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea

1
1049
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vetëdorëzuar në polici.

52- vjeçari u dorëzua mbrëmjen e djeshme, e hënë, në policinë e Tiranës. Por para uniformave blu, mësohet se ai nuk ka bërë asnjë deklaratë, duke thënë se për gjithçka do fliste në gjykatë.

Ndaj tij, Gjykata e Lartë në muajin korrik të vitit 2016, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën korrupsionit pasiv, ndërsa bashkëshortja e tij u pezullua nga detyra.

Majlinda dhe Odhise Andrea u larguan nga Shqipëria vetëm pak ditë para publikimit të akuzave daj tyre. Ata akuzohen për një rast ryshfeti me një shumë prej 50 mijë eurosh për një çështjesh pronash, e cila po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria tha, Odhise Andrea shërbente si ndërmjetës midis palës paditëse dhe gjyqtares Andrea, e cila është dhe bashkëshortja e tij.

Prokuroria e Përgjithshme tha në atë kohë se Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare e trupit gjykues. Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea shumën për të dhënë një vendim në favor të tyre në një proces njohjeje prone, që ishte në gjykim pranë Gjykatës së Lartë.

Shuma prej 50 mijë eurosh i është dorëzuar Odhise Andreas, bashkëshortit të gjyqtares, Majlinda Andrea.

Hetimi për këtë çështje ka nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale.

Pasi është konstatuar se në veprime të dyshimta korruptive rezulton e përfshirë edhe një gjyqtareje e Gjykatës së Lartë, hetimet i vijoi Prokuroria e Përgjithshme, si struktura kompentente për hetimin e zyrtarëve të institucioneve kushtetuese.

Nga veprimet hetimore rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqeje toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

Shuma e parave u dha më 10 korrik 2016, një ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë.

Zjarr Tv Ad