Sali Berisha i përgjigjet “flakë për flakë” Yuri Kim, flet për prona të ambasadores në Shqipëri: Kongresi i SHBA të hetojë, do i jap prova

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur “flakë për flakë” ambasadores amerikane Yuri Kim, pas një interviste që ajo ka dhënë për Zërin e Amerikës. E pyetur për përfshirjen e Berishës në fushatën zgjedhore, si i shpallur “non-grata”, Kim e krahasoi atë me një zjarrvënës.

“Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me deklaratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës, në të vërtetë ajo përpiqet të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.

Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim, përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri. Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të japë kontributin e saj për këtë transparencë”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri, shton se kandidatët e Partisë Demokratike nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Berisha fton shqiptarët që t’i bashkohen, sipas tij, për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë.

Zjarr Tv Ad