Samiti i Tiranës historik? Jo mor jo, përkujtuan memorialin e Enverit

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua dy ditë më parë në Tiranë, për herë të parë në vendin tonë dhe po ashtu për herë të parë në një vend jashtë BE, nuk ishte një ngjarje historike, pavarësisht fryrjes mediatike.

Sipas tij, i vetmi episod i samitit që mund të cilësohet si ngjarje historike, ishte përkujtimi i memorialit të Enver Hoxhës në 115 vjetorin e lindjes së tij. Piramida e rikonstruktuar e Tiranës që u inagurua më 16 Tetor, përkoi me 16 Tetorin e lindjes së diktatorit.

“Summiti ngjarje historike?! Jo mor jo! Ngjarje historike është anëtarësimi në OKB, OSBE, Këshillin e Europës e NATO. Të tjerat janë procese. Takimet e vizitat e ndërsjellta janë rutinë protokollare, jo ngjarje historike. Aq më tepër takimet pa produkt.

I vetmi episod që e bën atë Summit disi ngjarje historike është përkujtimi i memorialit të Enver Hoxhës në 115 vjetorin e lindjes së tij.

Kjo ngjarje, në memorien tonë kolektive, mund ta bëjë Summitin “Sumpiramidë” dhe Enverin “Rilindas” me vendim të BE. Personalisht dua ta fshij këtë memorie të shëmtuar”, shkruan ish-ministri Ylli Manjani.

Zjarr Tv Ad