Sarkazma e Azgan Haklajt: Pas “tigrit” po ia mbathin edhe “luanët”, por si lepujt!

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj me anë të statusi sarkastik, ka shkruar se pasi tigri (Arben Ahmetaj) u largua tani dhe binomi Berisha&Metaj, të cilët nga “luanë” që hiqeshin, tani po fshihen si struci.

Ironia që shoqëron gjithë statusin e Haklajt tregon se si ky binom që më parë shfaqeshin të paprekshëm, tani po mohojnë fjalët e tyre, nga frika që i ka kapluar prej drejtësisë.

Statusi i plotë i Azgan Haklajt:

Pas “tigrit” po ia mbathin edhe “luanët”, por si lepujt!

Binomi Berisha & Metaj është fshehur si struci!

I forti i pazarit të ri ka humbur.

As Marshall Berisha nuk din gjë për Metajn.

Marshalli nuk di gjë as për veten.n tani

Dikur mburrej me deklarimin e tij të fortë në tempullin e ligjeve:

O budallenj jam Sali Berisha unë!

Tani thotë:

O budallenj nuk jam Sali Berisha unë!

Ndërsa Metaj thotë nuk di gjë ku jam.

Të dy të fortit, njëri i pazarit të vjetër e tjetri i pazarit të ri, dy brinjët e trekëndëshit të Bermudës janë fshehur si struci.

Pas “tigrit” po ia mbathin edhe “luanët” por si lepujt!

Zjarr Tv Ad